Komisioni Hetimor për Energji fton për intervistim anëtarin e Bordit që s’ishte në ZRrE në periudhën që po hetohet

  • E.K /
  • 13 October 2022 - 14:41
Komisioni Hetimor për Energji fton për intervistim anëtarin e Bordit që s’ishte në ZRrE në periudhën që po hetohet

Ka filluar mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, ku po intervistohet Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.

Por, një prej anëtarëve të Bordit të asaj kohe, Përparim Kabashi, ka thënë se është ftuar për intervistim, edhe pse s’ka qenë pjesë e Bordit të ZRRE’së në periudhën që heton Komisioni.

“Kryesues, ju thatë që në periudhën 2006-2008. Unë jam i caktum nga Kuvendi i Kosovës më 15 tetor të vitit 2008, e në Zyrën e Rregullatorit kam shku më 1 janar. Unë s’mund të them asgjë për periudhën 2006-2008”, ka thënë Kabashi.

(Kosova Sot Online)