
Ministria e sindikata nuk pajtohen për zëvendësimin e orëve të humbura

Nxënësit u janë rikthyer bankave shkollore.
Por për të gjithë ato orë të humbura si pasojë e mbajtjes së grevës në shtator, ende nuk është gjetur një zgjidhje zëvendësimi.
Derisa Ministria e Arsimit po insiston që mësimi të mbahet shtesë në ditët e shtuna, sindikata nuk e pëlqen këtë propozim.
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj tha se qeveria duhet ta ndalë shkeljen e ligjeve dhe të ulet të bisedojë me ta.
Se e shtuna nuk duhet të jetë ditë mësimi e thonë edhe nga Këshilli i Prindërve.
Jeton Demi nga ky Këshill këtë metodë kompensimi të orëve e quan shkelje të të drejtave të fëmijëve.
Për krejt këtë situatë ka një propozim njohësi i Arsimit, Rinor Qehaja.
Sipas tij shkollat duhet të organizohen përkitazi me kapacitetet e tyre për zëvendësimin e orëve.
Si do që të jetë, ankesat e SBASHK-ut për
nga Ministria e Arsimit nuk po i marrin parasysh.
Ata gjatë ditës dolën me njoftim se mësimi do të mbahet të shtunën dhe se inspektorati do të jetë në terren.
Kosova Sot Online)