Aksident tragjik në Itali, humb jetën 23-vjeçari shqiptar

  • E.K /
  • 14 October 2022 - 10:43
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 23-vjeçari shqiptar

Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e një 23-vjeçari me origjinë shqiptare ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Pievaiola në Corciano në Itali.

I riu shqiptar ka qenë pasagjer në një makinë me të cilën udhëtonin 3 persona.

Shoferi humbi kontrollin mbi mjetin, ndërsa makina u përplas me barrierat anësore të rrugës.

Aksidenti rezultoi fatal për të riun shqiptar i cili ndërroi jetë kurse miqtë e tij janë plagosur. Dyshohet se shkak i aksidentit të rëndë të ketë qenë shpejtësia e lartë.

(Kosova Sot Online)