Refuzoi të punonte nën vëzhgimin e kamerës, burri fiton rastin në gjykatë

  • E.K /
  • 14 October 2022 - 14:06
Refuzoi të punonte nën vëzhgimin e kamerës, burri fiton rastin në gjykatë

Një punonjës i shitjeve online, që u pushua nga puna pasi refuzoi ta mbante kamerën ndezur gjatë punës, fitoi lëndën në gjykatën holandeze, raportoi BBC-ja të mërkurën.

Ish-punonjësi i kompanisë së IT-së me bazë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i mori 75 mijë dollarë dëmshpërblim, pas vendimit se kompania ia kishte shkelur të drejtat.

Në gusht të këtij viti, burri që refuzoi të punonte me kamerë ndezur, u pushua për refuzim dhe mosbindje në punë.

Një rast i tillë nxiti reagimin e sindikatave dhe të organizatave për mbrojtjen e punëtorëve.

Në gjykatë, ai zgjodhi të mos fliste asgjë, e në seancë nuk u paraqit askush nga kompania. Fillimisht, telemarketisti u ankua te sindikatat për të drejtat e punëtorëve, gjersa mori vendim që çështjen ta dërgonte në instanca gjyqësore.

(Kosova Sot Online)