Lëndohet një punëtor në Prishtinë, arrestohet pronari i kompanisë

  • E.K /
  • 15 October 2022 - 09:10
Lëndohet një punëtor në Prishtinë, arrestohet pronari i kompanisë

Një person ka pësuar lëndime trupore pasi i njëjti ishte lënduar gjersa ishte duke punuar në vendin e tij të punës.

Ngjarja ka ndodhur dje pasdite në Prishtinë, ku në lidhje me rastin është arrestuar dhe dërguar në mbajtje i dyshuari mashkull kosovar-pronar i kompanisë, ku ishte duke punuar viktima.

Rasti është duke u hetuar.

(Kosova Sot Online)