Kjo është fotoja e ditëlindjes që i trishtoi të gjithë, do të përloteni nga arsyeja

  • E.K /
  • 15 October 2022 - 10:36
Kjo është fotoja e ditëlindjes që i trishtoi të gjithë, do të përloteni nga arsyeja

Nën foton e tortës luksoze të ditëlindjes fshiheshin fjalë zemërthyese. Në vend që të bënin fotografi, të qeshnin dhe të buzëqeshnin të ftuarit, pasoi një situatë e pakëndshme.

“Nga 16 fëmijë, 13 kanë konfirmuar ditëlindjen. Vetëm tre prej tyre erdhën. Askush nuk kërkoi falje. Nuk mund ta përshkruaj trishtimin e një fëmije. E si munden fëmijët këtu të bëjnë miq, ta duan dhe respektojnë njëri-tjetrin”, ka shkruar nëna krahas fotos së tortës së vajzës së saj.

Ndërkohë, në komente, shumë prindër shprehën keqardhje dhe përmendën situatat e tyre të ngjashme ose më të këqija.

“Fëmija im në ditëlindjen e një shoku, ra nga 4 metra urë në kënd lojërash, theu femurin, 22 ditë qendroi në spital”, ishte komenti i një nëne tjetër. Edhe kështu vijuan edhe të tjerët.

(Kosova Sot Online)