Moti i keq “pushton” Kretën, rrugët kthehen në lumenj, 3 persona të zhdukur

  • G.G /
  • 15 October 2022 - 13:04
Moti i keq “pushton” Kretën, rrugët kthehen në lumenj, 3 persona të zhdukur

Kreta është përfshirë nga moti i keq me rrebeshe shiu gjatë natës dhe mëngjesit të së shtunës.

Mediat në shtetin fqinj raportojnë se një person ka ndërruar jetë i bllokuar në makinën e tij, 3 persona janë zhdukur, ndërsa situata më alarmante paraqitet në zonën e Agia Pelagia në Heraklion.

Dyshimet e para janë se 3 personat mund të jenë rrëmbyer nga rrjedha e madhe e ujit e cila i ktheu rrugët në lumenj.

Veç përmbytjeve të mëdha, ka pasur edhe rrëshqitje dherash, të cilat kanë bllokuar edhe disa automjete.

(Kosova Sot Online)