Sonte në mesnatë del nga funksioni ky bllok i KEK-ut

  • G.G /
  • 15 October 2022 - 13:13
Sonte në mesnatë del nga funksioni ky bllok i KEK-ut

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka shkruar në Facebook se janë shfaqur sërish probleme teknike edhe pas remontit në Bllokun A4 të Termocentralit Kosova A.

Ai ka thënë se ky bllok është i detyruar të shkyçet sot nga puna në ora 24:00. Sipas tij, humbet do të jenë të mëdha.

“Probleme të mëdha teknike edhe pas remontit në Bllokun A4, të Termocentralit Kosova A. Blloku A4, pas remontit një mujor, ka startuar në punë me datën 02/10/2022, dhe tani pas dy jave është i detyruar të çkyqet nga puna në ora 24:00, shkaku i rrjedhjes së kaldajes. Humbjet e energjisë janë 140 MW/h!”, ka shkruar Shala.

(Kosova Sot Online)