'Në Prishtinë shumica e fëmijëve me të drejtë kanë munguar në shkolla'

  • G.G /
  • 15 October 2022 - 13:15
'Në Prishtinë shumica e fëmijëve me të drejtë kanë munguar në shkolla'

Edhe pse Ministria e Arsimit (MASHT) i obligon institucionet arsimore (shkollat) që të shtunave të bëhet zëvendësimi i orëve të humbura nga greva pesë javëshe në arsim, Këshilli i Prindërve thonë se në Prishtinë në shumicë absolute nuk është zhvilluar procesi mësimor.

Kryetari i Këshillit të Prindërve, Jeton Demi në një prononcim për Telegrafin ka thënë se sot në shkolla kanë munguar fëmijët.

Si dhe mungesën e fëmijëve në proces mësimor për ditën e shtunë, ai e quajti “të drejtë”.

“Sa kemi informacion në Prishtinë në shumicë absolute nuk është zhvilluar proces mësimor ngase kanë munguar shumica e fëmijëve me të drejtë”, ka thënë Demi.

Ndërkaq, MASHTI ka bërë thirrje për kompensimin e orëve të humbura gjatë të shtunave, ndërkaq kundër kanë dalë edhe Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (SBASHK).

Ndryshe, greva në tërë sektorin e arsimit ka filluar më 25 gusht dhe është pezulluar më 1 tetor. Kërkesa kryesore e tyre ishte shtesa nga 100 euro deri në hyrjen në fuqi të Ligjit për Paga. Greva u pezullua deri në janar të vitit të ardhshëm dhe kjo u bë pa marrëveshje me Qeverinë.

(Kosova Sot Online)