Hiqej si student dhe vidhte videoprojektorë në universitete, arrestohet i riu

  • E.K /
  • 15 October 2022 - 13:48
Hiqej si student dhe vidhte videoprojektorë në universitete, arrestohet i riu

Efektivë të komisariatit nr 4 në Tiranë kanë arrestuar një 29-vjeçar, pasi dyshohet se ka vjedhur 18 video projektorë në 4 universitete të Tiranës.

Mësohet se i riu hiqej si student për të hyrë në universitete.

Video e momentit kur 29-vjeçari vjedh videoprojektorët  nga Universiteti Europian i Tiranës

Gjatë operacionit policia ka proceduar dhe një 40-vjeçar i cili ka përvetësuar sendet e vjedhura.

18 videoprojektorët, të dyshuar të vjedhur janë sekuestruar nga policia.

(Kosova Sot Online)