Francë: Gjendet në valixhe trupi i një 12-vjeçareje

  • E.K /
  • 15 October 2022 - 15:25
Francë: Gjendet në valixhe trupi i një 12-vjeçareje

Një ngjarje e horror është zbuluar nga policia në Paris. Trupi i pajetë i një vajze 12-vjeçare është gjetur një në valixhe.

Policia franceze ka bërë të ditur se valixhja është gjetur pranë pallatit ku banonte viktima, në lagjen 19 të kryeqytetit francez.

Për këtë rast, policia ka vënë deri tani katër persona në pranga, ndërsa hetimet janë ende duke vijuar. Megjithatë, detajet e ngjarjes dhe lidhjet e personave të arrestuar me të janë ende të paqarta./A2CNN

(Kosova Sot Online)