Berisha kujton rininë në 78-vjetorin e lindjes, mesazhi në Tik-Tok: Ëndërroni e duajeni Shqipërinë

  • E.K /
  • 15 October 2022 - 17:05
Berisha kujton rininë në 78-vjetorin e lindjes, mesazhi në Tik-Tok: Ëndërroni e duajeni Shqipërinë

Kreu i PD-së Sali Berisha sot në ditëlindjen e tij të 78-të ka përcjellë një mesazh për të rinjtë në rrjete sociale. Ai iu ka bërë thirrje të rinjve të bashkohen me PD për të bërë realitet ëndrrat për vete e Shqipërinë.

“Miqtë e mi të ri të Tik Tok sot jam 78 vjeç. Nga kjo vjeshtë e bukur e jetës time dëshuroj tu dërgoj një mesazh të gjithëve. Në moshën tuaj unë dhe bashkëmoshatarët e mi kishim shumë ëndrra por ato nuk mund t’i realizonim sepse jetonim të shtypur në një diktaturë të egër.

Eksperienca më e hidhur për mua e atyre viteve ishte bindja e krijuar te ne se gjërat nuk do të ndryshonin kurrë. Nga biseda që kam patur këto vite me të rinjtë, konstatoj se kjo bindje ekziston dhe te ata dhe me të drejtë shumë prej tyre kërkojnë të largohen nga Shqipëria.

Unë dy gjëra të vyera të cilat më kanë ndihmuar mua të kapërcej vështirësitë dua t’ua sugjeroj sot. Së pari mos pushoni kurrë së ëndërruari. Duajeni Shqipërinë. Unë e di se ju keni ëndrra fantastike ndaj bashkohemi me ju së bashku.”

(Kosova Sot Online)