Skena ‘horror’ në Bosnje: Rrugët mbushen me njerëz me çarçafë të bardhë që i ngjajnë ‘fantazmave’ u

  • E.K /
  • 17 October 2022 - 08:35
Skena ‘horror’ në Bosnje: Rrugët mbushen me njerëz me çarçafë të bardhë që i ngjajnë ‘fantazmave’ u

Në Bosnje dhe Hercegovinë u kapën disa skena të pazakonta, që u shpërndanë shumë shpejt në rrjetet sociale.

Gjegjësisht, në videot që qarkulluan në Twitter, shihen persona të mbështjellë me çarçafë të bardhë, paraqitja e të cilëve ngjan me “fantazmat”, dhe të cilët kanë dalë në shëtitje në mbrëmje.

Në njërën nga videot, një person i mbështjellë me një çarçaf të bardhë shihet derisa ecë rrugës, mes shtëpive, kur në një moment kthehet dhe fillon të vrapojë.

Në një video tjetër, dy persona të tillë janë filmuar duke ecur nëpër një fushë.

Ende nuk dihet se ku janë xhiruar video dhe motivi prapa këtyre skenave të çuditshme, ndonëse festa e Halloween-it festohet në fund të këtij muaji.

(Kosova Sot Online)