Historike: FSK-ja fiton medalje të argjendtë në Britani

  • E.K /
  • 17 October 2022 - 10:33
Historike: FSK-ja fiton medalje të argjendtë në Britani

Forca e Sigurisë së Kosovës çdo ditë e më shumë po tregon nivel të lartë të përgatitjes profesionale përmes sukseseve që po arrin në gara të ndryshme ndërkombëtare.

Së fundmi, Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se ekipi i Forcës së Sigurisë së Kosovës arriti të marrë medaljen e argjendtë në njërën prej garave ushtarake më prestigjioze në botë “Cambrian Patrol ’22”, që u zhvillua në Britani të Madhe.

Në këtë garë pjesëtarët e FSK-së treguan performancë të jashtëzakonshme gjatë stërvitjes 48-orëshe në Malet e Zeza të Uellsit, së bashku me 80 ekipe britanike dhe 27 ekipe të shteteve të tjera ndërkombëtare.

“Performanca e FSK-së është vlerësuar lart edhe nga këshilltari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, nënkolonel John Hunter, si demonstrim i qartë i përkushtimit dhe standardeve të larta që FSK-ja ka përmbushur”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

(Kosova Sot Online)