Vulini e vazhdon propagandën, shkon në Indi për ta penguar anëtarësimin e Kosovës në Interpol

  • E.K /
  • 17 October 2022 - 10:37
Vulini e vazhdon propagandën, shkon në Indi për ta penguar anëtarësimin e Kosovës në Interpol

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandër Vulin, i afërt me Kremlinin, ka shkuar në Indi për seancën e Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit.

Siç raporton agjencia e lajmeve serbe “Tanjug”, kjo vizitë e Vulinit është edhe për ta pranuar anëtarësimin e Kosovës në Interpol.

Serbia në formë propagandistike e kishte penguar anëtarësimin e Kosovës në Interpol, më 20 nëntor të vitit 2018

Përkundër se Kosova i plotëson të gjitha kushtet që të jetë pjesë e Interpolit, Serbia nuk kishte lenë mekanizëm pa përdorur që ta pengonte Kosovën.

Diplomacia serbe ka punuar vazhdimisht që Kosova të mos anëtarësohet në mekanizma ndërkombëtarë, përkundër se i është kërkuar nga perëndimi të mos e bëjë këtë.

(Kosova Sot Online)