Gjen 11 kg kokainë në plazh, australiani e dorëzon në polici

  • S.A /
  • 18 October 2022 - 08:31
Gjen 11 kg kokainë në plazh, australiani e dorëzon në polici

Një burrë gjeti një pako kokainë me një vlerë prej 150.000 dollarë në plazhin Daytona në Florida.

Sipas mediave të huaja, sapo ka gjetur drogën australiani ka njoftuar policinë.

Lajmin e ka bërë me dije se shefi i sektorit të patrullimit të Doganave dhe Mbrojtjes Kufitare të Miami, agjenti Walter N. Slosar, në një postim në Twitter ku tha se 11 kilogramë kokainë u gjet brenda një pakoje të dyshimtë, shkruan Daily Mail. 

Ai shpjegoi se pas zbulimit, sasia e madhe e drogës u sekuestrua nga kontrolli kufitar. Kjo nuk është hera e parë që sasi të mëdha kokaine dalin kohët e fundit në plazhet e Floridës.

Më 10 tetor, agjenti Slosar tha se 30 kg kokainë u kapën në plazh në qarkun Brevard, direkt në jug të Volusia.

Në fund të korrikut, Zyra e Sherifit të Qarkut Monroe u njoftua për një pako të asaj që dyshohej të ishte kokainë midis Mangrove në Tavernier në Florida Keys. Pakoja peshonte 72 kilogramë.

(Kosova Sot Online )