Aksion i madh policor në Gjakovë, arrestohen tre persona dhe bastisen disa lokacione

  • E.K /
  • 18 October 2022 - 09:44
Aksion i madh policor në Gjakovë, arrestohen tre persona dhe bastisen disa lokacione

Një aksion i madh policor është duke u zhvilluar në Gjakovë kundër fajdes. Deri më tani janë arrestuar tre persona si dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Drejtori rajonal i policisë në Gjakovë, Lumni Graishta, tha për Gazetën Express se deri më tani janë kontrolluar shtatë lokacione si dhe objekte të tjera përcjellëse si dhe janë konfiskuar edhe armë e vetura.

“Kemi disa armë e vetura të konfiskuara, por edhe dëshmi të tjera që lidhen me vepra penale”, tha Graishta.

(Kosova Sot Online)