Çmimi i naftës bie për 1 cent, benzina mbetet njëjtë

  • E.K /
  • 18 October 2022 - 10:28
Çmimi i naftës bie për 1 cent, benzina mbetet njëjtë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar për vendosjen e “çmimit tavan” për derivatet.

Nga kjo ministri është bërë  e ditur se çmimi maksimal për produktin Dizel është 1,77.

Kurse çmimi maksimal për produktin Benzinë është 1,41.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë gjithashtu njoftoi se çmimi për Gas është 0,73.

Këto çmime janë të vlefshme deri nesër në ora 10:00.

(Kosova Sot Online)