Arrestohet një serb në Hungari: Akuzohet për vrasjen e 33 civilëve në Kosovë

  • S.A /
  • 18 October 2022 - 12:51
Arrestohet një serb në Hungari: Akuzohet për vrasjen e 33 civilëve në Kosovë

Një serb është arrestuar në Hungari. Ai akuzohet për vrasjen e 33 civilëve gjatë luftës në Kosovë.

Sipas mediave hungareze i njëjti është arrestuar në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë.

Urdhërarresti është lëshuar shtatorin e kaluar për shkak të krimeve të luftës të kryera kundër popullatës civile.

Bëhet e ditur se autoritetet hungareze do ta shqyrtojnë mundësinë e ekstradimit të të dyshuarit dhe se Prokuroria nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë do të kalojë në kontakt me autoritetet gjyqësore të Kosovës.

(Kosova Sot Online )