Rrugës për te Vjosa Osmani, Gabriel Escobar ndalet te shtatorja e Ibrahim Rugovës

  • E.K /
  • 19 October 2022 - 09:22
Rrugës për te Vjosa Osmani, Gabriel Escobar ndalet te shtatorja e Ibrahim Rugovës

Emisari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, është ndalur te shtatorja e presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova në kryeqytet, teksa po ecte drejt objektit të Presidencës, ku u prit në takim nga shefja e somte e shtetit, Vjosa Osmani.

Escobar, i shoqëruar nga ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, u ndal e më pas u afrua te shtatorja e Rugovës, ku qëndroi për disa çaste. Një ekip i medias e përcolli nga afër ecjen e diplomatëve amerikanë.

Në ditën e parë si përfaqësues diplomatik i Shteteve të Bashkuara në Kosovë më 10 janar, ambasadori amerikan, Jeff Hovenier kishte zgjedhur të bënte homazhe te shtatorja e Rugovës.

“Desha ta bëj këtë në ditën time të parë si ambasador i SHBA-së në Kosovë, për shkak të respektit për Presidentin Rugova, atë çfarë ai ka përfaqësuar… Pata nderin ta njoh atë në procesin e Rambujesë”, ishte shprehur ambasadori amerikan.

(Kosova Sot Online)