Gjermania shkarkon shefin e sigurisë kibernetike, dyshohet për lidhje me Rusinë

  • E.K /
  • 19 October 2022 - 11:52
Gjermania shkarkon shefin e sigurisë kibernetike, dyshohet për lidhje me Rusinë

Shefi i sigurisë kibernetike i Gjermanisë është shkarkuar pas akuzave se ka qenë tepër i afërt me Rusinë. Arne Schönbohm kishte udhëhequr Autoritetin Federal të Sigurisë Kibernetike (BSI), i ngarkuar me mbrojtjen e komunikimeve qeveritare, që nga viti 2016.

Mediat gjermane e kanë akuzuar atë se ka pasur lidhje me persona të përfshirë me shërbimet e inteligjencës ruse. Ndërkohë Ministria e Brendshme po heton akuzat e bëra kundër tij, por konfirmoi se ai ishte shkarkuar me efekt të menjëhershëm.

Schönbohm ishte nën vëzhgim për lidhjet e tij të mundshme me një kompani ruse. Përpara se të drejtonte BSI-në, Schönbohm kishte ndihmuar në krijimin dhe drejtimin e Këshillit të Sigurisë Kibernetike në Gjermani, një shoqatë private që këshillon bizneset dhe politikëbërësit për çështjet e sigurisë kibernetike.

Ai dyshohet se ka mbajtur lidhje të ngushta me shoqatën dhe ka marrë pjesë në festimet e 10 vjetorit të saj në shtator.

Pjesë e shoqatës ishte një kompani e sigurisë kibernetike e quajtur Protelion, e cila ishte një degë e një firme ruse që thuhet se ishte krijuar nga një ish-anëtar i KGB-së dhe i nderuar nga presidenti Vladimir Putin.

Protelion u hoq nga shoqata fundjavën e kaluar dhe Këshilli i Sigurisë Kibernetike në Gjermani thotë se pretendimet për lidhje me inteligjencën ruse janë të pavërteta./A2CNN

(Kosova Sot Online)