Rama shpalos planin për zbërthimin e potencialit të Prishtinës

  • E.K /
  • 19 October 2022 - 11:56
Rama shpalos planin për zbërthimin e potencialit të Prishtinës

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama, në Massachusetts Institute of Technology (MIT), ka shpalosur planin për zbërthimin e potencialit të Prishtinës.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ka prezantuar mundësitë që kryeqyteti i ka për zhvillim.

“Pata kënaqësinë të jem folës në në diskutimin “E ardhmja e Prishtinës”, ku shpalosa planin tim për zbërthimin e potencialit të Prishtinës – prezantova sfidat dhe mundësitë që ka Kryeqyteti për zhvillimin e duhur pasi të kemi zgjidhur disa nga çështjet më urgjente të tij”, ka shkruar Rama.

Sipas tij, hulumtues të mirënjohur të planifikimit të qyteteve kanë shprehur interesimin të jenë pjesë e transformimit të Kryeqytetit.

“Gjatë procesit, profesionistët dhe studentët tanë do të kenë mundësinë t’u ekspozohen teknikave më të fundit të planifikimit”, ka shtuar ai.

(Kosova Sot Online)