Lexoni edhe:
Rikthehet regjimi i vizave për shqiptarët Reagon Ministria e Jashtme
Lëvizja për Bashkim thotë se ekziston plani franko-gjerman për një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, prandaj, sipas këtij subjekti politik, kryeministri Kurti duhet ta njoftojë opinionin publik për kornizën e ofruar të marrëveshjes. Lëvizja për Bashkim (LB), përmes një komunikate, thotë se kohëve të fundit janë intensifikuar vizitat e emisarëve të BE-së e të ShBA-së të ngarkuar me ndërmjetësimin e dialogut Kosovë-Serbi.
Rikthehet regjimi i vizave për shqiptarët Reagon Ministria e JashtmeLexoni edhe:
“Përveç kësaj, tanimë është e njohur publikisht edhe ekzistenca e një plani franko-gjerman për t’iu dhënë fund bisedimeve Kosovë-Serbi, me synimin që të përmbyllej me një marrëveshje përfundimtare në mes të këtyre dy vendeve. Madje, u tha edhe publikisht se ka një marrëveshje në mes të palëve që ky plan të mos bëhet publik”, thuhet në komunikatë, transmeton Telegrafi.
LB thotë se “edhe pse Qeveria e Kosovës fillimisht e mohoi ekzistencën e këtij plani, tani e thotë hapur se ai plan ekziston, por nuk e ka thënë as edhe një fjalë të vetme për përmbajtjen e tij”.
“Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministri Kurti sa ishin në opozitë i kanë kritikuar zëshëm rivalët e tyre pikërisht për mungesë të transparencës në dialog, por tani e injorojnë plotësisht opinionin publik, madje edhe duke pohuar ‘pa frikë’ se plani ekziston, por se nuk do ta bëjnë publik”.
Sipas LB, ky injorim, këto bisedime të fshehta, kjo mungesë e “frikës” nga opinioni publik, – të gjitha këto e bëjnë të frikshme mungesën e transparencës në dialog.
LB konsideron që kryeministri Kurti duhet ta njoftojë opinionin publik për kornizën e ofruar të marrëveshjes.
“Ai dhe qeveria e Kosovës duhet ta shfrytëzojnë këtë moment që, duke e vendosur në qendër parimin e reciprocitetit, të gjendet një zgjidhje e qëndrueshme edhe për Kosovën Lindore, dhe për veriun e Kosovës”.
“Përndryshe, sipas LB, me këtë qasje të qeverisë, – ku një herë e trajtonte dialogun si prioritet të shtatë a të tetë, e tani e ka prioritet të parë, por duke e mbajtur në fshehtësi procesin, – mund të jemi dëshmitarë të marrëveshjeve të cilat nuk i zgjidhin problemet themelore në mes të dy vendeve, duke i shtyrë ato dhe, si pasojë, duke vazhduar ta mbajnë Kosovën në një gjendje të pafavorshme status quo-je.
(Kosova Sot Online )