Yuri Kim takim me gjyqtarë në GJKKO

  • S.A /
  • 19 October 2022 - 12:24
Yuri Kim takim me gjyqtarë në GJKKO

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka zhvilluar mëngjesin e sotëm takime në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, GJKKO.

Në takim mësohet se kanë qenë të pranishëm drejtuesja e GJKKO, Irena Gjoka dhe gjyqtarë të tjerë të Shkallës së Parë.

Ndërkohë, ditën e enjte, në orën 10:30 Yuri Kim ka planifikuar takim me drejtues dhe gjyqtar të Apelit të Posaçëm.

(Kosova Sot Online )