Të enjten bien temperaturat, “vera indiane” vazhdon në vikend

  • E.K /
  • 19 October 2022 - 12:42
Të enjten bien temperaturat, “vera indiane” vazhdon në vikend

Të enjten pritet rënie e temperaturave në vendin tonë.

Sipas Prishtina Weather, masa të ftohta ajrore që shtrihen në lindje të kontinentit, zbresin temperaturat lehtazi edhe në vendin tonë ditën e enjte, e orëve të hershme të mëngjesit edhe vranësira kalimtare.

Nga fundjava vazhdojnë kushte të “verës indiane”, me temperatura që rriten edhe deri në 22C. Temperatura edhe më të larta parashihen në fillim të javës së ardhshme, me kthjellime e diell.

“Qarkullimi më i mirë ajror ditën e enjte, mbanë ndotësit ajror më të shpërndarë, e indeksi to jetë kryesisht në vlera të pranueshme dhe të mira. Nga dita e premte, sërish me dominimin e kushteve më të qeta, cilësia e ajrit mund të përkeqësohet duke kaluar kohëpaskohe dhe në vlera të dobëta”,, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)