Pas deklaratës së Osmanit “jemi të gatshëm ta intensifikojmë dialogun”, Petkoviq e kërkon Asociacionin

  • E.K /
  • 19 October 2022 - 14:16
Pas deklaratës së Osmanit “jemi të gatshëm ta intensifikojmë dialogun”, Petkoviq e kërkon Asociacionin

Drejtori i së ashtuquajturës “Zyre për Kosovën”, në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq e ka mirëpritur deklaratën e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani që “do të angazhohen që ta intensifikojnë dialogun me Serbinë”.

Por tash Petkoviqi kërkon që Kosova ta themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe – diçka që institucionet kosovare e refuzojnë.

E rritja e dinamikës së dialogut Kosovë-Serbi ka qenë kërkesë direkte e Gabriel Escobar, emisar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor. Ai sot e ka vizituar Kosovën ku pos me Osmanin  u takua edhe me kryeministrin Albin Kurti ku përmbajtja e bisedës ishte po e njëjta.

Nga mesazhi që sot e mori Osmani dhe Kurit është shprehur i kënaqur.

“Ne ishim të kënaqur që morëm mesazhin nga Albin Kurti dhe Vjosa Osmani se Prishtina është e gatshme të intensifikojë dialogun. Se sa konstruktive ishte Prishtina në këtë ilustrohet më së miri nga fakti se ajo refuzoi formimin e Asociacionit për 3470 ditë. Filloni të intensifikoheni nga atje. Jepni rezultate në vend të gjuhës së urrejtjes!” Petkoviq ka shkruar në Twitter.

“(Gjykata Kushtetuese) konstaton që akti juridik i Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Statuti që implementon Parimet, për të qenë në pajtueshmëri me frymën e Kushtetutës, me nenin 3 [paragrafi 1, me Kapitullin II dhe III, duhet të plotësojnë standardet kushtetuese dhe duhet të jenë në pajtueshmëri posaçërisht me nenet 3, 7, 12, me Kapitullin II [Të Drejtat dhe Liritë Themelore], me nenet 21 dhe 44, me Kapitullin III [Të Drejtat e Komuniteteve dhe Pjesëtarëve të tyre” , thuhej në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Por Beogradi kërkon me këmbëngulje që kjo marrëveshje të zbatohet. Kryeministri Kurti disa herë e ka thënë se “asociacion një-etnik nuk do të ketë”.

E në lidhje me procesin e dialogut është përfshirë edhe sekretari amerikan, Antony Blinken që më 11 tetor e ka thirrur në telefon Kurtin dhe presidentin serb, Aleksnadër Vuçiq.

Kishte kërkuar nga të dytë të njëjtën që e kërkoi sot Escobari, pra “dialogu të bëhet më dinamikë”. 

(Kosova Sot Online)