Rrahja brutale në Pejë, ndalohen tre të dyshuar – 2 janë të mitur

  • E.K /
  • 19 October 2022 - 14:31
Rrahja brutale në Pejë, ndalohen tre të dyshuar – 2 janë të mitur

Për rastin e rrahjes së një personi në Pejë, ku sulmi fizik ndaj tij është xhiruar me telefon dhe është publikuar, Prokuroria Themelore e Pejës ka ndaluar tre persona. Njëri është i moshës madhore dhe dy të tjerë janë të mitur.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi tha se për personin e moshës madhore gjykata ka aprovuar kërkesën e prokurorisë duke ia caktuar një muaj paraburgim. Një të mituri i është caktuar arresti shtëpiak dhe të miturit tjetër i cili është në shkollë fillore i është caktuar masa e ndalimit që të mos i afrohet shtëpisë së viktimës e as viktimës.

“Para disa ditëve ka ndodhur rasti, personat që e kanë kry këtë veprër penale janë ndaluar. Njëri person është i moshës madhore dhe dy të tjerë janë të mitur”, tha Nikçi

(Kosova Sot Online)