“I qita kafe e pastaj e kapa për fyti derisa nuk lëvizi më, e futa në thes të zi”, si e përshkruan vrasjen i akuzuari në rastin e Bedri Rexhepit

  • E.K /
  • 19 October 2022 - 15:03
“I qita kafe e pastaj e kapa për fyti derisa nuk lëvizi më, e futa në thes të zi”, si e përshkruan vrasjen i akuzuari në rastin e Bedri Rexhepit

Jeton Vllasaliu ka pranuar se ka vrarë biznesmenin Bedri Rexhepi. Në aktakuzën e plotë, Jeton Vllasaliu deklaron se aksidentalisht e ka vrarë tashmë të ndjerin Bedri Rexhepi.

Ai thotë se ditën kur ka ndodhur vrasja makabër, fillimisht kanë pirë kafe së bashku e pas një përleshje i pandehuri e ka kapur për fyti Bedri Rexhepin dhe e ka rrëzuar për toke. E ka mbajt derisa ai nuk ka lëvizur më. Deri në vdekje.

Por, ndryshe nga versioni i tij, Prokuroria thotë se vrasja ishte e planifikuar nga vëllezërit Jeton e Nexhat Vllasaliu për katër muaj. Insajderi sjell aktakuzën e plotë.

I dyshuari për vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepi, Jeton Vllasaliu ka rrëfyer në polici se si ka ndodhur e gjithë rasti. Ai thotë se ka pasur raporte të mira me viktimën dhe janë takuar shumë herë. Ditën e krimit, Vllasalihu rrëfen se si është takuar me viktimën dhe kanë shkuar në fshatin Vllasali në Novobërdë. Aty, Vllasaliu tregon se si e ka kapur për fyti viktimën dhe e ka mbajtur derisa ka ndërruar jetë.

(Kosova Sot Online)