Qeveria publikon këtë video nga takimi i Kurtit me Escobar

  • E.K /
  • 19 October 2022 - 15:52
Qeveria publikon këtë video nga takimi i Kurtit me Escobar

Sot në Kosovë është duke qëndruar emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Diplomati amerikan fillimisht ka takuar presidenten Vjosa Osmani dhe më pas i është drejtuar Qeverisë së Kosovës për takimin me kryeministrin Albin Kurti.

Nga kabineti i Kurtit ndërkohë janë kujdesur në realizimin e një videoje promovuese për takimin Kurti-Escobar, e ku i pranishëm ishte edhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier.

Në video, shihet momenti i takimit dhe shtrëngimit të duarve në mes të kryeministrit Kurti dhe emisarit amerikan dhe disa sekuenca nga brenda takimit.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti pret në takim Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar”, thuhet në përshkrim.

(Kosova Sot Online)