Sveçla pret në takim një delegacion nga Shqipëria

  • A.P /
  • 19 October 2022 - 15:54
Sveçla pret në takim një delegacion nga Shqipëria

Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla, sot ka pritur në takim një delegacion nga Shqipëria.

Në njoftimin e Ministrisë thuhet se Sveçla e kka njoftuar zëvendësministren e Punëve të Brendshme në Shqipëri, Romina Kuko “për angazhimet aktuale të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe synimet për të ardhmen”.

“Me theks të veçantë të dyja palët diskutuan rreth mundësive të bashkëpunimit mes institucioneve vartëse me qëllim të shkëmbimit të ideve dhe përvojave më të mira në mënyrë që institucionet tona të jenë sa më të ngritura profesionalisht dhe në shërbim të qytetarëve”, thuhet në komunikatë.

Ky delegacion ishte i përbërë nga zëvendësministrja e Punëve të Brendshme, Romina Kuko, Koordinatori Nacional kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit, Denion Meidani, Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Admir Abrija, Drejtorin e Përgjithshëm e Shërbimit Sprovues, Ervin Hoxha dhe zëvendës koordinatorin kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit, Ermal Jauri.

Komunikata e plotë:

Ministri i Punëve të Brendshme priti në takim delegacionin nga Republika e Shqipërisë

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla priti në takim një delegacion nga Republika e Shqipërisë i përbërë nga zëvendësministrja e Punëve të Brendshme, Romina Kuko, Koordinatori Nacional kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit, Denion Meidani, Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Admir Abrija, Drejtorin e Përgjithshëm e Shërbimit Sprovues, Ervin Hoxha dhe zëvendës koordinatorin kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit, Ermal Jauri.

Ministri Sveçla njoftoi zëvendësministren znj. Kuko për angazhimet aktuale të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe synimet që kemi për të ardhmen si dhe shprehu gatishmërinë për koordinimin e projekteve për të ardhmen, dhe kjo gatishmëri është konfirmuar po ashtu edhe nga delegacioni shqiptar.

Me theks të veçantë të dyja palët diskutuan rreth mundësive të bashkëpunimit mes institucioneve vartëse me qëllim të shkëmbimit të ideve dhe përvojave më të mira në mënyrë që institucionet tona të jenë sa më të ngritura profesionalisht dhe në shërbim të qytetarëve.

Në fund të takimit që të dyja palët u dakorduan se do të vazhdojnë edhe më tutje thellimin e bashkëpunimit të ngushtë si deri më tani, në mënyrë që të avancohen politikat tona të sigurisë dhe të jemi sa më të efektshëm për qytetarët e të dyja shteteve.

(Kosova Sot Online)