Qytetarët në hall me autobusët e mbingarkuar

  • A.P /
  • 20 October 2022 - 21:08
Qytetarët në hall me autobusët e mbingarkuar

Qytetarët e Prishtinës po ankohen se autobusët e Trafikut Urban po janë të mbingarkuar.

Në një grup në rrjetin social facebook ku qytetarët shprehin pakënaqësitë e tyre kohët e fundit ka mjaft ankesa për autobusët urban të mbingarkuar.

Qytetarët kanë theksuar se këto mbingarkesa po janë prezente gjatë gjithë ditës.

Postimi i plotë:

Komuna e Prishtinës dhe Trafiku Urban kështu është gjendja në autobusa si në mengjes dhe mbasdite!

Duhet të shtohen më shumë autobusa sepse kerkesa është e madhe!

(Kosova Sot Online)