Bakteri mishngrënës bën kërdinë në Florida pas uraganit

  • A.P /
  • 19 October 2022 - 19:26
Bakteri mishngrënës bën kërdinë në Florida pas uraganit

Qarku i Floridës që u shkatërrua nga uragani Ian muajin e kaluar, po përballet tashmë me një rritje të rasteve të vdekjeve dhe sëmundjeve nga bakteret mishgrënëse.

Sipas zyrtarëve vendas, konteja Lee, ku stuhia e kategorisë së katërt arriti në tokë më 28 shtator, ka regjistruar 29 sëmundje dhe katër vdekje për

Infeksionet Vibrio vulnificus mund të shkaktohen pasi bakteret hyjnë në trup përmes plagëve, prerjeve apo gërvishtjeve të hapura.

“Departamenti i Shëndetësisë në Florida në kontenë Lee po vëzhgon një rritje jonormale të rasteve të infeksioneve Vibrio vulnificus si rezultat i ekspozimit ndaj ujërave të përmbytjeve dhe ujërave të ndenjura pas uraganit Ian,” tha një zëdhënës në Departamentin e Shëndetësisë së Qarkut.

Autoritetet u bëjnë thirrje banorëve që “të jenë të vetëdijshëm për rreziqet e mundshme që lidhen kur ekspozohen plagët e hapura, prerjet ose gërvishtjet në lëkurë ndaj ujit. Derdhjet e ujërave të zeza, si ato të shkaktuara nga uragani Ian, mund të rrisin nivelet e baktereve. Ndërsa situata pas stuhisë evoluon, qytetarët duhet të marrin masa paraprake kundër infeksionit dhe sëmundjeve të shkaktuara nga Vibrio vulnificus.”

Në të gjithë Floridan, ka pasur një rekord prej 11 vdekjesh të konfirmuara nga bakteri mishgrënës këtë vit, dhe gjithsej 65 raste, sipas të dhënave shëndetësore shtetërore. Zyrtarët vlerësojnë se gati gjysma e tyre janë të lidhura me uraganin Ian.

shkak të baktereve mishgrënëse. Përveç dy rasteve, të gjitha, u diagnostikuan pas uraganit.

(Kosova Sot Online)