Abdixhiku: Kosova po kalon një periudhë të rëndë, ne kemi një plan

  • A.P /
  • 19 October 2022 - 20:30
Abdixhiku: Kosova po kalon një periudhë të rëndë, ne kemi një plan

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka qëndruar sot në Obiliq për të takuar qytetarë të kësaj komune. Ai ka thënë se ka dëgjuar brengat, përballjet e hallet e qytetarëve.

Sipas Abdixhikut, Kosova po kalon një periudhë të rëndë ekonomike, e karakterizuar nga çmimet e larta, pagat e ulëta, furnizimi energjetik, mungesa e investimeve kapitale, rrënimi shëndetësor, kriza në arsim e ikja e të rinjve.

Ciklin e takimeve me qytetarë e vazhduam sot në Obiliq. Aty, me bashkëpunëtorë, dëgjuam brengat, përballjet e hallet e qytetarëve tanë. Zëri i tyre po bëhet platformë e veprimit tonë politik. Kjo është lidhja që e kemi kërkuar gjithnjë. Kosova po kalon nëpër një periudhë të rëndë ekonomike e shoqërore. Çmimet e larta, pagat e ulëta, furnizimi energjetik, mungesa e investimeve kapitale, rrënimi shëndetësor, kriza në arsim e ikja e të rinjëve janë brengat e shprehura në çdo takim. Qytetarët tanë janë ngopur me arsyetimet mbi të shkuarën, siç po lodhen me polarizimin e skajshëm shoqëror që po u servohet në vazhdimësi. Kjo nuk është Kosova që e kanë kërkuar si ndryshim”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)