Këta janë dy kushërinjtë që u bënë llom mes vete për shkak të pronës në Malishevë

  • E.K /
  • 20 October 2022 - 08:45
Këta janë dy kushërinjtë që u bënë llom mes vete për shkak të pronës në Malishevë

Mbrëmë u raportua për një përleshje në të cilën janë përfshirë dy kushërinj nga fshati Bellanicë i Malishevës. Dy të dyshuarit që u rrahën mes vete për pronë, janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje.

Burimet e Sinjali kanë bërë me dije se të dyshuarit janë Elmi Kafexholli 76-vjeçar dhe Elver Kafexhilli 57-vjeçar.

E gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur dje, ku pas telasheve të vazhdueshme me konteste pronësore, dy të dyshuarit janë përfshirë në një përleshje fizike duke i shkaktuar lëndime trupore njëri-tjetrit.

Kushërinjtë Kafexholli janë arrestuar në vendngjarje dhe të njëjtit janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit ndaj tyre kanë nisur hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i lehtë trupor’ dhe të njëjtit janë ndaluar për 48 orë.

(Kosova Sot Online)