Prishtinë, burri rrëzohet prej 4 metra lartësi dhe vdes

  • E.K /
  • 20 October 2022 - 10:26
Prishtinë, burri rrëzohet prej 4 metra lartësi dhe vdes

Një burrë ka vdekur pasi dyshohet se është rrëzuar prej katër metrave lartësi, teksa po e pastronte oborrin e shtëpisë së tij.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i tij është dërguar në IML për obduksion.

Njoftimi i plotë:

HETIM I VDEKJES/Prishtinë 19.10.2022 – 14:30. Një mashkull kosovar ka ndërruar jetë pasi dyshohet se është rrëzuar nga muri në lartësi prej 4 metrave, derisa ishte duke e pastruar oborrin e shtëpisë së tij. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

(Kosova Sot Online)