U godit nga traktori, vdes një burrë në Viti

  • E.K /
  • 20 October 2022 - 10:56
U godit nga traktori, vdes një burrë në Viti

Një burrë në Viti ka vdekur pasi është goditur nga një traktor dje rreth orës 20:12.

Policia ka njoftuar shoferi i traktorit është arrestuar  e më pas është liruar në procedurë të rregullt.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML.

Raporti i plotë:

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM

Viti 19.10.2022 – 20:12. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që nga pa kujdesia dyshohet se me traktor ka goditur viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime dhe pasi është dërguar për tretman ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML, ndërsa i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt

(Kosova Sot Online)