Krasniqi thotë se çmimet tavan do t’i falimentonin mini-marketet

  • E.K /
  • 20 October 2022 - 11:46
Krasniqi thotë se çmimet tavan do t’i falimentonin mini-marketet

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se ligji për çmimet tavan do t’i mbyllë minimarketet.

Ai ka thënë se ky ligj bie ndesh me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, duke shtuar se nuk e ka menduar që ndonjëherë do të diskutohet ky ligj.

“E pasni bo një ligj me i mbyllë këto minimarkete, e tregtarë të vegjël nëpër Kosovë. Shqetësues jashtëzakonisht që qeveria si mjet primar për krizë i konsideron intervenimet në treg”, ka thënë Krasniqi.

Ai e ka kritikuar po ashtu edhe ministren e Tregtisë, Rozeta Hajdari.

“Nuk kanë paraqit asnjë evidencë që tregon se rritja e çmimeve po shkaktohet nga abuzuesit. Pikërisht kjo ministre që ka thënë se e kemi gjetur fajtorin, fajtor janë minimarketet. Këta të voglit të lagjeve. I shpalli armiq”, deklaroi Krasniqi. 

(Kosova Sot Online)