BKT Kosova dhe Fakulteti Ekonomik – Universiteti “Hasan Prishtina” nënshkruan memorandum mirëkuptimi

  • E.K /
  • 20 October 2022 - 12:42
BKT Kosova dhe Fakulteti Ekonomik – Universiteti “Hasan Prishtina” nënshkruan memorandum mirëkuptimi

Prishtinë, BKT Kosova dhe Fakulteti Ekonomik pranë Unversitetit “Hasan Prishtina”, nënshkruan memorandum mirëkuptimi.  Qëllimi i këtij bashkëpunimi është ofrimi i mundësisë për punë praktike dhe punësim për studentët e Fakultetit Ekonomik të cilët janë në vitin e fundit të studimeve ose të sapo-diplomuarve.

Banka do të ofrojë mundësi praktike dhe punësimi përmes Programit të saj “Onboarding”, duke përshtatur detyrat e punës me fushën e studimit të studentëve, dhe duke bërë çdo përpjekje për të maksimizuar potencialin e tyre.

BKT Kosova është një ndër mbështetësit më të mëdhenj të rinisë në Kosovë, këtë e ka dëshmuar ndër vite, me programe dhe projekte të ndryshme, që ndihmojnë veçanërisht të rinjtë në përpjekjet e tyre për të arritur qëllimet e tyre. Prandaj, ne gjithmonë përpiqemi të mbështesim atje ku ka më shumë nevojë dhe potencial për të çuar përpara profesionistët e rinjë.

Ceremonia e nënshkrimit të këtij memorandumi u mbajt në Amfiteatrin e Fakultetit Ekonomik në pranin studentëve të këtij fakulteti ku me këtë rast Z. Suat Bakkal, Kryeshef Ekzekutiv i BKT Kosova tha:”BKT Kosova operon në tregun e Kosovës si një nga bankat me rritjen më të shpejtë dhe më innovative në treg.

Ne jemi lider në ofrimin e platformave digjitale dhe mënyrës moderne të bankimit, që është e ardhmja e Kosovës ashtu sikur jeni edhe ju. Andaj jam shumë i lumtur që gjindem në mesin tuaj. Sot po e nisim një rrugëtim së bashku, ku ju shumë shpejtë nga ky amfiteatër do të prekni botën reale të Bankimit dhe asaj finaciare.”

Z. Driton Balaj, Dekan i Fakultetit Ekonomik shtoi: “Jam shumë i gëzuar që sot po i’u ipet kjo mundësi studentëve të Fakultetit Ekonomik, që studimet e tyre akademike, ti përkthejnë në punë praktike fillimisht, dhe pse jo në të ardhmën të bëhen pjesë e BKT Kosova, bankë e cila gjithmonë ka qenë pranë nesh, dhe ka ndihmuar në shumë aspekte fakultetin tonë. Ne sot mburremi që shumë student tanë tashmë janë punëtor të kësaj banke, dhe disa prej tyre sot janë edhe pjesë e lidershipit të BKT’s.”

Ne në BKT Kosova besojmë në rëndësinë e mbështetjes dhe kultivimin e mëtutjeshëm të të rinjtëve të talentuar dhe përgatitjen e tyre profesionale, qëllim të cilin do ta mundësoj kjo marrëveshje.

(Kosova Sot Online)