Kurti pret në takim Komandantin e ri të KFOR’it, ZKM’ja tregon për çka folën

  • E.K /
  • 20 October 2022 - 13:33
Kurti pret në takim Komandantin e ri të KFOR’it, ZKM’ja tregon për çka folën

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim Komandantin e ri të KFOR’it, Gjeneralmajorin Angelo Michele Ristucca.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, Kurti e njoftoi Gjeneralmajorin Ristuccia për zhvillimet në vend, punën e qeverisë dhe synimet e saj, me theks te fusha e sigurisë.

“Falënderues për mikpritjen, Gjeneralmajor Ristuccia shprehu përkushtimin dhe gatishmërinë e tij për bashkëpunim dhe koordinim me Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe institucionet vartëse të sigurisë dhe rendit në shërbim të sigurisë, paqes dhe garantimit të lirisë së lëvizjes.

Gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia mori komandën e KFOR-it më 10 tetor. Ai është oficeri i 13-të italian që merr komandën, si Komanda e 27-të e KFOR-it”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takimin e parë formal, pas marrjes së komandës të KFOR-it, Gjeneralmajorin Angelo Michele Ristuccia.

Së bashku me urimin për detyrën e re dhe mirëseardhjen në Republikën e Kosovës, kryeministri Kurti e njoftoi Gjeneralmajor Ristuccia për zhvillimet në vend, punën e qeverisë dhe synimet e saj, me theks te fusha e sigurisë.

Falënderues për mikpritjen, Gjeneralmajor Ristuccia shprehu përkushtimin dhe gatishmërinë e tij për bashkëpunim dhe koordinim me Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe institucionet vartëse të sigurisë dhe rendit në shërbim të sigurisë, paqes dhe garantimit të lirisë së lëvizjes.

Gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia mori komandën e KFOR-it më 10 tetor. Ai është oficeri i 13-të italian që merr komandën, si Komanda e 27-të e KFOR-it.

(Kosova Sot Online)