Për një javë, Rusia e bombardoi Ukrainën më shumë se 300 herë

  • E.K /
  • 20 October 2022 - 14:28
Për një javë, Rusia e bombardoi Ukrainën më shumë se 300 herë

Rusia ka kryer më shumë se 300 sulme ajrore në infrastrukturën energjetike të Ukrainës që nga 10 tetori, sipas ministrit të energjisë të Ukrainës.

Qeveria ukrainase ka vendosur kufizime në përdorimin e energjisë elektrike në mbarë vendin për herë të parë që nga shkurti, pas një sërë sulmesh për të cilat presidenti Volodymr Zelensky tha se kishin goditur një të tretën e të gjithë termocentraleve.

Sipas regjimit të ri të kursimit të energjisë, furnizimi me energji elektrike në të gjithë Ukrainën u kufizua të enjten midis orës 7 të mëngjesit dhe 23:00.

Ministri i Energjisë i Ukrainës tha se qeveria po kërkonte një reduktim prej 20% në përdorimin e energjisë dhe se ukrainasit po i përgjigjeshin thirrjes për të kufizuar përdorimin.

“Ne shohim një rënie të konsumit. Ne shohim një ulje vullnetare. Por kur nuk mjafton, ne jemi të detyruar të sjellim ndërprerje të detyruara”, tha ministri Herman Halushchenko për TV ukrainas.

Një nga objektet e goditura të mërkurën ishte një termocentral me qymyr në qytetin Burshtyn në Ukrainën perëndimore. 

(Kosova Sot Online)