Çfarë ndodh nëse hyni në një bazë ushtarake pa autorizim?

  • E.K /
  • 20 October 2022 - 14:50
Çfarë ndodh nëse hyni në një bazë ushtarake pa autorizim?

Një grua e cila ka provuar të futet në një bazë ushtrie pa një letër të autorizimit, ka përfunduar duke e kuptuar se çfarë ndodhë kur hynë pa leje.

Tati Gonzales, e cila u kap derisa tentoi të hynte në një bazë ushtarake vitin e kaluar, ka postuar pamje të incidentit ku edhe u bë virale.

Sipas Stripes, Gonzalezit iu mohua hyrja në bazë pasi u paraqit me një ID të pavlefshme, së bashku me një patent-shoferi të pavlefshëm dhe regjistrim të automjetit.

Master Rreshter Eric Harris, një zëdhënës për bazën e Forcave Ajrore Mountain Home në Idaho, tha se ajo më pas u përpoq të ikte, por ndaloi “për shkak të rrezikut të perceptuar të dëmtimit të rëndë trupor ose lëndimit”.

Gonzalez pretendon se ajo kërkoi të përcillej nga baza pasi një nga ushtarët në video “dukej i çuditshëm”, duke e bërë atë të përpiqej të largohej.

Pikërisht në këtë moment filmimi kishte filluar, ndërsa ajo filmon trupat jashtë veturës së saj duke e urdhëruar atë të dalë nga automjeti përpara se të thyejë dritaren me shkop.

Gjatë videos, të cilën ajo e filmoi në telefonin e saj, ajo vazhdoi të këmbëngulte se çështja ishte civile dhe jo kriminale dhe tha: “Jam shtatzënë, mos më prekni”.

Gonzalez e përfundoi takimin me pranga dhe u dërgua në një burg me të cilin baza ushtarake kishte një marrëveshje paraprake.

Gruaja thotë se ajo u mbajt ilegalisht dhe u lirua pasi akuzat e ngritura kundër saj “nuk u vërtetuan”.

Pra, siç rezulton, nëse përpiqeni të hyni në një bazë ushtarake pa autorizim, ata do t’ju arrestojnë dhe do t’ju dërgojnë në burg.

(Kosova Sot Online)