Pozita s'ka votat për projektligje, seanca shtyhet për të hënën

  • A.P /
  • 20 October 2022 - 18:36
Pozita s'ka votat për projektligje, seanca shtyhet për të hënën

Kuvendi i Kosovës në mungesë kuorumi për t’i votuar dy projektligje, atë për përcaktimin e çmimit tavan dhe projektligjin për mbështetjen e punëve publike, e ka ndërprerë seancën për ta vazhduar të hënën.

Në të dy këto projektligje morën pjesë jo më shumë se 58 deputetë, ndonëse të pranishëm në sallë ishin 70 deputetë.

Ndërsa, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca tha se vazhdimi i seancës do të nis të hënën nga ora 10:00.

(Kosova Sot Online)