Sahiti: Edhe nëse shkarkohem nesër, unë e di që e kam bërë më të mirën e mundshme për drejtim të UP’së

  • A.P /
  • 20 October 2022 - 20:53
Sahiti: Edhe nëse shkarkohem nesër, unë e di që e kam bërë më të mirën e mundshme për drejtim të UP’së

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Naser Sahiti tha se edhe nëse shkarkohet nesër, ai ka bërë më të mirën e tij të mundshme për menaxhimin e UP’së.

Sahiti tha se ka hequr dorë edhe nga orët e tij për mbajtjen e mësimit në fakultet, vetëm që t’i përkushtohet në tërësi UP’së.

“Unë jam shumë komod, sepse kam bërë më të mirën e mundshme, nuk kam kursyer asgjë për me drejtu UP. Mos harroni që nga dita e parë kom heqë dorë nga të gjitha orët, që me rregullore më takojnë, isha pagu ekstra, port ë gjitha i kam lënë që t’i përkushtohem në tërësi UP’së. Nuk jam pishman fare në atë aspekt, reagimet në opinion më bëjnë të ndihem mirë se megjithatë është kuptu mesazhi që puna është bërë në punën më të mirë që ka mujt me u bo në ato rrethana”, tha Sahiti.

(Kosova Sot Online)