Refuzohet kërkesa e ish-ministres Hoxha për përjashtimin e prokurorit special

  • E.K /
  • 21 October 2022 - 11:01
Refuzohet kërkesa e ish-ministres Hoxha për përjashtimin e prokurorit special

Kërkesa e ish-ministres Dhurata Hoxha, për përjashtimin e prokurorit specia Dren Paca, është refuzuar nga Prokuroria Speciale.

Ky vendim është marrë në seancën e së premtes. Hoxha ka thënë se ka pranuar vendimin se kërkesa e saj është refuzuar, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Kurse, kryetari i Trupit Gjykues, Arben Hoti deklaroi se akoma nuk ka marrë ndonjë njoftim nga Prokuroria Speciale.

Ndryshe në seancën e 16 shtatorit, ish ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha kishte kërkuar përjashtimin e prokurorit special Dren Paca, me arsyetimin se bashkëshorti i saj njihet me babain e tij, Agim Paca.

Sipas saj, prokurori e kishte fshehur këtë fakt.

Ndryshe, më 14 tetor, Gjykata e Apelit e ka konfirmuar aktakuzën ndaj ish-ministres së Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha dhe tre të akuzuarve të tjerë Ekrem Tahiri, Fitim Mustafa dhe Gëzim Dushi.

Mustafa dhe Dushi janë akuzuar për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Ndërsa, Tahiri akuzohet për ndihmë në kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

(Kosova Sot Online)