Kapet kinezja në Prishtinë: Kishte marrë veturë me qira jashtë vendit dhe nuk e kishte kthyer

  • E.K /
  • 21 October 2022 - 13:08
Kapet kinezja në Prishtinë: Kishte marrë veturë me qira jashtë vendit dhe nuk e kishte kthyer

Dje rreth orës 16:00, nga zyrtarët e njësitit të hetimeve të përgjithshme, është lokalizuar dhe sekuestruar një veturë e tipit ‘Pasat’ me targa të Maqedonisë së veriut.

Në çdo veprim policor, njësiti i autokrimeve është mbështetur nga Njësiti për bashkëpunim Ndërkombëtar si dhe janë koordinuar me Prokurorinë Themelore të Prishtinës.

Lidhur me këtë rast në stacion policor është shoqëruar e dyshuara (shtetase kineze) e cila që nga data 03.07.2022, për shërbim nga një Renta car në Maqedoninë e veriut, ka marrë veturën dhe nuk e ka kthyer më.

(Kosova Sot Online)