Histori në vete - Babë e bijë, ushtarë nga Amerika që shërbejnë në Kosovë

  • E.K /
  • 21 October 2022 - 14:04
Histori në vete - Babë e bijë, ushtarë nga Amerika që shërbejnë në Kosovë

Faqja zyrtare e Ushtrisë Amerikane në llogarinë e tyre zyrtare në “twitter” dje kanë publikuar historinë e dy amerikanëve, babë e bijë, të cilët shërbejnë në ushtri e të cilëve iu ka rënë shorti që të dërgohen për shërbim në Kosovë në kuadër të operacionit “Joint Guardian”.

Bëhet fjalë për ushtarin amerikan me një përvojë të gjatë  Joseph R. Viera dhe vajzën e tij Kayla M.Jaeger, të cilët u vendosën në Kosovë për shërbim në janar të vitit 2022.

“Ky do të ishte dislokimi i parë i Kayla Jaeger dhe i katërti për Vieran pasi më parë ishte në misione shtetërore në Irak, Kuvajt dhe Jordani”, thuhet në shkrimin e publikuar nga faqja e Ushtrisë Amerikane.

Vetë Joseph Viera ka folur për këtë shërbim në Kosovë duke thënë se  pjesa më e mirë është kur sheh që puna e ushtarëve amerikanë ndikon në nivelin më të lartë komandues dhe në përmirësimin e jetës së popullit në Kosovë.

(Kosova Sot Online)