Zhduket 30-vjeçarja nga Suhareka, policia kërkon ndihmë për gjetjen e saj

  • E.K /
  • 21 October 2022 - 15:06
Zhduket 30-vjeçarja nga Suhareka,  policia kërkon ndihmë për gjetjen e saj

Policia po kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për gjetjen e Emine Asip Berisha, e cila është raportuar e zhdukur nga data 2 tetor.

Zhdukjen e saj e ka raportuar bashkëshorti.

Emine Berisha nga Samadraxha e Suharekës, lindur më datë 09.06.1992, për herë të fundit është parë nga familjarët e saj më 2 tetor në mëngjes.

Ajo ka dalë nga shtëpia dhe familjarët më nuk kanë asnjë kontakt me të.

Sipas ankuesit viktima është: Femër, me peshe mesatare, flokët të gjata, 30-vjeçare.

“Personi i raportuar si zhdukur deri me sot nuk është gjet, andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse e shohin personin e njëjtë apo dinë diçka për vendndodhjen e tij të raportojnë Policinë Rajonale në Prizren, apo në cilindo stacion të policisë në Kosovë”, thotë policia përmes njoftimit.

(Kosova Sot Online)