“Ni shpi budallë” – pas fjalëve të rënda, Haradinaj shkoi për dialog te Kurti

  • A.P /
  • 21 October 2022 - 20:55
“Ni shpi budallë” – pas fjalëve të rënda, Haradinaj shkoi për dialog te Kurti

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj ishte i vetmi prej liderëve të opozitës që iu përgjigj ftesës së kryeministrit Albin Kurtit për takim.

Dy politikanët që përplasen më së shumti në Kuvend, folën për zhvillimet më të fundit në dialog. Tre -katër ditë më herët Haradinaj i quajti “ni shpi budallë”, Qeverinë Kurti teksa i akuzoi se si po menaxhojnë me cështje të energjisë.

Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës i refuzuan ftesat e Qeverisë Kurti që kabineti i tij ua dërgoi nëpërmjet e mailit.

Opozitës iu tha se formati i takimit me Kurti është 1+ 1 ndërsa vendtakimi qeveria e Kosovës. Krasniqi e Abdixhiku refuzuan duke i thënë Kryeministrit se këto punë  bëhen në Kuvend. Ftesa e Kurtit erdhi pas vizitës së Escobar, I cili po ashtu takoi tre partitë opozitare.

 

(Kosova Sot Online)