Naim Miftari publikon emrat e politikanëve që duhet të përfundojnë në burg

  • E.K /
  • 22 October 2022 - 11:56
Naim Miftari publikon emrat e politikanëve që duhet të përfundojnë në burg

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari ka përmendur disa emra të cilët, sipas tij, duhet të përfundojnë në burg për tradhti ndaj Kosovës.

Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Skënder Hyseni, Dhurata Hoxha, Vlora Çitaku e Edita Tahiri, janë disa emra që ai i ka përmendur.

Këta emra Miftari i përmendi në një postim në Facebook, ku i reagon Isa Mustafës, pasi ky i fundit ka kritikuar Qeverinë e Kosovës.

Postimi i plotë:

Isa Mustafa ka shumë të drejt Që kritikoi sot qeverinë e Kosovës, se me pas Kosova qeveri e prokuror të shtetit Hashim Thaçi bashkë me Isa Mustafën, Skënder Hysenin, Dhurata Hoxhën, Vlora Çitakun, Edita Tahirin....u dasht me përfundu në burg, në gjykatë kah akuzohen për tradhti ndaj Kosovës.!

Mirë e ki, Isë kojshija, se me ta pas kajt loken shteti kur është dashur, sot ti nuk kishe leh si zagari nën kolibë!

(Kosova Sot Online)