Rama viziton qendrën e trajtimit të qenve endacakë

  • E.K /
  • 24 October 2022 - 08:55
Rama viziton qendrën e trajtimit të qenve endacakë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama bashkë me bashkëpunëtorët e tij, sot do të vizitojnë hapësirën ku tashmë kanë filluar punimet për ndërtimin e qendrës së parë institucionale për trajtimin e qenve endacakë.

“Kjo qendër do të dedikohet vetëm për trajtimin e qenve endacakë dhe do të jetë në funksion gjatë gjithë kohës për kastrim/sterilizim dhe vaksinim të tyre nga një staf i rregullt i cili do të angazhohet pas përfundimit të ndërtimit të qendrës. Qendra për trajtimin e qenve endacakë është duke u ndërtuar në Zonën e Hajvalisë”, njofton Komuna e Prishtinës.

(Kosova Sot Online)